Banorë të Manzës në Durrës jetojnë në çadra që pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.
Ndërsa tregojnë se qëndrojnë në baltë dhe lagështirë, i bëjnë thirrje autoriteteve të tregojnë vëmendje për ta.
“I bëjmë thirrje kryeministrit pasi është vetëm pak kilometra larg Tiranës, nuk i kushton asgjë të vijë dhe të na takojë. Jemi të vetmit që na ka nxjerrë nga lista. Deputetit të zonës i kam harruar fytyrën që nga dita e votimeve. Këtu gjendja është katastrofike”, thotë një nga banorët.
“Jemi të mbaruar, të vdekur. Orizë dhe makarona na kanë sjellë, por ne jemi me këmbët në ujë”, thotë një e moshuar. (A2 Televizion)