Pas shembjes së pallatit me shpërthim të kontrolluar një ditë më parë në Durrës, forcat xheniere të Forcave të Armatosura vijuan edhe këtë të mërkurë me operacionin e godinave të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Godina e parë në Shkozet u shemb me shpërthim të komanduar rreth orës 15:00, ndërsa tjetra rreth 1 orë e 30 minuta më pas. Kjo e fundit gjithsesi nuk u shemb plotësisht, pasi lënda shpërthyese ishte vendosur e tillë që të mos rrezikoheshin godinat ngjitur.
Të dy pallatet ishin klasifikuar si të pabanueshme pas dëmeve që kishin pësuar nga tërmeti i 26 nëntorit. (A2 Televizion)