Dëmet nga tërmeti, 353 banesa të dëmtuara nga lëkundjet sizmike në Durrës

Nga A2 CNN
23 Shtator 2019, 19:36 | Aktualitet
Dëmet nga tërmeti, 353 banesa të dëmtuara nga lëkundjet

Si një ndër qytete më të prekura nga tërmeti në Durrës numërohen 353 banesa e apartamente të dëmtuara.

Nëse për shumicën e tyre ka dëme minimale, ka dhe shtëpi të cilat janë shkatërruar plotësisht.

Ndonëse në një zonë mjaft të rrezikshme për shkak të terrenit familja e Zef Balës nuk ka ku të jetojë veç kësaj shtëpie e cila tashmë është e pabanueshme.

“Pamjet e tregojnë edhe vete si është puna, gjendja është katastrofike. Jemi strehuar te Kavalishenca, por vijmë shpesh këtu se kemi frikë mos na marrin gjërat që kemi”, thotë një pjesëtare e familjes.

https://a2news.com/2019/09/23/ndertime-te-vjetra-apo-te-reja-cilat-jane-me-te-sigurta/

Sipas familjarëve shtëpia është e legalizuar ndaj dhe ata nuk mund të aplikojnë për banesë sociale. Një ditë më parë në Spitallë ishte dhe ministri i Brendshëm, ndërsa shumë banorë të zonës janë shpërngulur tek Kavalishenca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos