Milani me infermierinë plot, Pioli me "dhimbje koke"

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2020, 08:45 | Futboll
Milani me infermierinë plot, Pioli me "dhimbje koke"

Pas barazimit në minutat e shtesës kundër Parma-s, Milani ka mundësinë të reagojë menjëherë që të mërkurën, kur do të luajë ndaj Genoa-s në transferta.

Para këtij takimi, Pioli është me dhimbje koke pasi infermieria është e mbushur plot, sidomos pas ndeshjes me Parma-n, ku Bennacer dhe Gabbia lanë fushën e lojës së dëmtuar. Dy futbollistët as që bëhet fjalë të jenë të pranishëm për këtë transfertë. Por, edhe Ibrahimovic duket se nuk është i gatshëm, pasi ende ndjen dhimbje në kofshë. Suedezi u stërvit pjesërisht me grupin të martën, dhe stërvitja e së mërkurës do të vendosë nëse ai do të jetë në fushën e lojës. Po ashtu, edhe Kjaer nuk do të jetë në Marassi.

Nga ata që munguan ndaj Parma-s, vetëm Saelemaekers do të jetë i gatshëm për Piolin, pasi të hënën u stërvit me grupin.

Më serioze janë dëmtimet e Bennacer dhe Gabbia. Për mesfushorin raportohet një dëmtim i muskulit të djathtë, ndërsa brenda 10 ditëve do të ketë një tjetër kontroll. Për mbrojtësin raportohet një tendosje e ligamentit të gjurit, ndërsa sot do të ketë një kontroll më specifik.

Për transfertën me Parma-n, Pioli pritet të hedhë, nga minuta e parë, në fushën e lojës Tonalin, në vend të Bennacer dhe Kalulu në mbrojtje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos