
Napoli i Spalletti-t është nja “makineri” që deri në javën e 6 ka funksionuar në mënyrë perfekte në Serie A, madje ka trembur rivalët që janë në garë për titull këtë sezon.
16 gola të shënuar dhe vetëm 2 të pësuar tregojnë më së miri fuqinë e këtij ekipi që renditet në krye të futbollit italian. Skuadra e 6, e cila provoi forcën e napolitanëve të udhëhequr nga nigeriani
Victor Osimhen e kapiten Insigne, ishte Cagliari, i cili nuk bëri as reagimin më të vogël ndaj presionit të vazhdueshëm të vendasve, me të cilët aktivizohet edhe mbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani. Në fund, rezultati ishte 2-0 në favor të Napolit.
Pas 6 sukseseve radhazi në Serie A, Spalletti nis tashmë të mendojë i qetë për sfidën e së enjtes ndaj Spartak Moscow të vlefshme për Europa League. (A2 Televizion)