Jo vetëm Xhaka, ëndrra e Mourinho-s te Roma është Cristiano Ronaldo!

Nga A2 CNN
28 Maj 2021, 21:29 | Futboll
Jo vetëm Xhaka, ëndrra e Mourinho-s te Roma është Cristiano

Ëndrra e Mourinho-s te Roma është transferimi i Cristiano Ronaldos, të paktën sipas mediave italiane. Trajneri portugez do të marrë drejtimin e Romës dhe pritet të ketë ndryshime të shumta në kontingjent e lojtarëve.

Së fundmi është folur për një transferim të mundshëm të Granit Xhakës nga Arsenali, ndërsa sipas “La Stampa”-s, ëndrra e Morinhos është Cristiano Ronaldo. Mes të cilëve ka pasur edhe një komunikim për të parë mundësitë e një transferimi të mundshëm.

Megjithatë, një lëvizje e tillë duket e pamundur, duke pasur parasysh pagën e portugezit, por edhe faktin se ai duhet të hiqte dorë nga Champions-i sezonin e ardhshëm, duke qenë se Roma mbeti jashtë këtij kompeticioni. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos