Denaj shpjegon në “A2 Business Week” nismat infrastrukturore në kohë pandemie

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 20:28 | Ekonomi
Denaj shpjegon në “A2 Business Week” nismat infrastrukturore

Anila Denaj, ministre e Financave, shpjegoi në “A2 Business Week” arsyen pse qeveria po ndërmerr disa nisma infrastrukturore në kohën e krizës së koronavirusit.

“Konsumi vjen nga shumë sektorë, edhe nga sektori i ndërtimit. Rindërtimi ka marrë vëmendje të madhe dhe projektet e infrastrukturës do të ndërlidhin qytetet e Shqipërisë”, tha Denaj.

Kur u pyet se pse projektet nuk bëhen me fondet nga Bashkimi Europian, Denaj u përgjigj: “Konferenca e Donatorëve na dha mbështetje të fuqishme dhe ndërkohë po bëjmë alokim të fondeve buxhetore, pasi koha është në disfavor të individëve. Projektet do të shtrihen në vite. Siç po alokojmë fonde për rindërtimin, po parashikojmë dhe hapësirën buxhetore për projektet”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos