
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar i indinjuar pas dënimit të Sali Mustafës nga Gjykata Speciale. Në një postim në rrjetet sociale Kurti shprehet se ai nuk ka luftuar për të pushuar tjetër vend, por për të çliruar vendin e vet.
Ai thekson se serbët nuk janë dënura për mizoritë q ëkanë kryer ose kanë marrë dënime shumë të lehta.
Në kohën kur Ukraina është e pushtuar nga Rusia, kryeministri i Kosovës ngre pyetje se cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit.
“Mbetem me shpresën se do të kuptojë një gjë të tillë dhe do të reflektojë në shkallët e tjera të gjykimit. Lufta e çdo populli kundër pushtuesve të okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin e gjykojnë më shumë se agresorin gjenocidal. Sot jemi gjithmonë solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Kurtit:
Masakruesi i familjes Bogujevci, Duriqi e Llugaliu, i cili vrau 16 civilë shqiptarë të papërfshirë në luftë, anëtari i njësitit famëkeq që mori pjesë edhe në Masakrën e Srebrenicës ‘’Shkorpjonët’’, Sasha C. Ai madje ishte liruar në vitin 2018, 3 vite e gjysmë para përfundimit të dënimit për siç thuhej “sjellje të mirë”, edhe pse ka vrarë fëmijë që kanë qenë duke fjetur.
Sasha Cvjetani ka qenë pjesë e rezervistëve të Serbisë, që u angazhuan për gjenocid në Kroaci, Bosnjë dhe Kosovë. Ndërkohë vetëm dje e kuptuam që ai para ca ditësh është arrestuar në Athinë të Greqisë si pjesë e një karteli të ndryshme.
Ndërkohë që disa herë vrasës nga Serbia që nuk janë dënuar si gjykuar për mizoritë që kanë bërë në Ballkan. Vetëm 26 serbë janë dënuar për mbi 12.000 të vrarë dhe mbi 20.000 të dhunuar seksualisht në Kosovë. I bie që secili prej të dënuarve serbë mesatarisht të ketë vrarë mbi 462 shqiptarë dhe të ketë dhunuar 770 syresh.
Megjithatë, ata kanë marrë një shumë më të lehtë se ai që iu dha sot Salih Mustafës, i cili ka luftuar për të pushuar tjetër vend, por për të çliruar vend e vet.
Ky verdikt është indinjues. Cili është mesazhi që i jep ky verdikt ukrainasve që sot luftojnë kundër agresorit?
Mbetem me shpresën se do të kuptojë një gjë të tillë dhe do të reflektojë në shkallët e tjera të gjykimit.
Lufta e çdo populli kundër pushtuesve të okupatorëve është e drejtë universale. Është e papranueshme kur çlirimtarin e gjykojnë më shumë se agresorin gjenocidal. Sot jemi gjithmonë solidarë me luftëtarët dhe me UÇK-në tonë. (A2 Televizion)