Dënohen me 74 vite burg trafikantët që çonin emigrantë në “Tokën e Premtuar”

Nga A2 CNN
23 Maj 2022, 18:15 | Aktualitet
Dënohen me 74 vite burg trafikantët që çonin

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë dënimin për 20 ndaluarit e operacionit “Crystal Eagle”.

13 prej tyre janë dënuar me burg, që në total shkon 74 vite burg. Ata janë dënuar për “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, më shumë se një herë, kryer në formën e grupit të strukturuar; “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i

municionit”.

Klandestinët kalonin nëpërmjet tre korridoreve, (Shqipëri-Gjermani-R.Domenikane në Meksikë- SHBA; Shqipëri-Bullgari-Francë-Republika Domenikane- SHBA; Shqipëri-Francë-Londër-R.Domenikane-SHBA), por gjithashtu edhe në Kanada dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Për të finalizuar operacionin “Crystal Eagle” u desh edhe ndihma e shërbimit diplomatik të Sigurisë në US Embassy i (DSS-OCI) Tirana.

1.Bukurije Byber Ahmetaj, 8 vjet burg

2.Elvis Kujtim Ahmetaj, 6 vjet e 8 muaj

3.Fatmir (alias Elvis) Shaban Qema, 8 vjet burg

4.Eduart Haxhiu, 7 vjet e 4 muaj burg

5. Altin Memaj, 8 vjet burg

6.Blerim Sali Coka, 8 vjet burg

7. Azem Tanushi, 7 vjet e 4 muaj burg

8. Arselda Leonat Memaj shpallet e pafajshme

9. Xhelil Daut Dautaj, 4 vjet burg

10. Mark Ndue Gjinaj, 5 vjet

11. Shkëlzen Byber Avduli, 2 vjet e 4 muaj burg

12. Klajdi Engjell Llika, 2 vjet e 4 muaj burgim

13. Ervilma Viktor Bezati, e pafajshme

14. Gëzim Dylber Gjona, i pafajshëm

15. Admir Spahia, 2 vjet e 4 muaj burg

16. Juxhin Artjan Tirana, 2 vjet e 4 muaj burg

17. Drita Sadriaj, 4 vjet shërbim prove

18. Arian Koldashi, i pafajshëm

19. Aida Cenaj, 4 vjet shërbim prove

20. Ilir Ferati, 2 vjet e 4 muaj burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos