Dënohet me 18 vite burg, 21-vjeçari që dogji për së gjalli të dashurën shtatzënë

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 18:34 | Bota

Një 21-vjeçar në Francë është dënuar me 18 vite burg për vrasjen e të dashurës së tij Shaina Hansye në vitin 2019.

Kur ndodhi vrasja, ajo ishte vetëm 15 vjeç dhe shtatzënë kurse i dashuri i saj 17 vjeç. Ai e goditi të miturën 10 herë me thikë dhe më pas e dogji të gjallë.

Autopsia e bërë pas ngjarjes tregoi se në momentin që i dashuri i vuri flakën, vajza ishte ende duke marrë frymë. Vrasja brutale ndodhi në Creil, në veri të Francës.

Avokati i familjes së vajzës kërkoi 30 vite burg për autorin, duke dashur të anashkalojnë faktin që ai ishte i mitur kur ndodhi ngjarja.

Kjo nuk është drejtësi,” tha babai i vajzës Shakill Hansye.

Nuk e kuptoj sesi një grua mund të vdesë në Francë sikur të ishte në Afganistan....Shaina ishte shënjestruar nga djem të tjerë myslimanë në qytet. Ajo donte të ishte e lirë, dhe kjo është arsyeja se përse e vranë,” shtoi ai.

Një mik i autorit dëshmoi në gjykata se ai ishte shprehur se “hoqi qafe atë k**n që kishte lënë  shtatzënë." (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos