
Gjykata e Posaçme ka dënon me 2 vite burg ish-drejtorin e Radio Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar shkon në 1 vit e 4 muaj.
Për tre të bashkëpandehurit e tij, të akuzuar për “shkelje të barazisë në tendera”, Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Malaveci, gjykata vendosi dënimin me nga një vit burg.
Për të katër të pandehurit, GJKKO dha si dënim plotësues heqjen e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike nga 5 vite.
Thoma Gëllçi dhe 3 bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në tetor të vitit të kaluar për korrupsion në tendera.
Avokati i Gëllçit paralajmëroi ankim ndaj vendimit, që sipas tij nuk u shpall nga një gjykatë e mirëfilltë, por nga një gjykatë popullore.
Gëllçi dhe të pandehurit Tapia e Muraj qëndrojnë në paraburgim prej tetorit të vitit të kaluar. Për prokurorët e SPAK, ish-kreu i RTSH shkeli ligjin kur i zgjati afatin e dorëzimit të pajisjeve kompanisë që fitoi tenderin. Në gjykim Gëllçi mohoi akuzën, duke pretenduar se zgjatja ishte bërë, jo për favor të kompanisë, por për shkak të mungesës së fondeve të RTSH. (A2 Televizion)