Vrasja e babë e bir, procesi në GJKKO, i penduari Bardhi përplaset me Ardian Çapjen

Nga A2 CNN
1 Qershor 2022, 19:25 | Kronikë
Vrasja e babë e bir, procesi në GJKKO, i penduari Bardhi

Procesi ndaj të akuzuarve për vrasjen e Nezir e Gentian Beqirit, babë e bir, në vitin 2012 në Elbasan vijoi të mërkurën me përballjen mes të penduarit të drejtësisë dhe të pandehurit Ardian Çapja.

Të veçuar nga njëri-tjetri, i penduari Ervis Bardhi, rikonfirmoi para gjykatës, se ekzekutimi i Gentian Beqirit i ishte kërkuar nga Ardian Çapja dhe vëllai i tij, Florenc Çapja.

“Unë nuk kisha konflikt, por e bëra vetëm për lekët”, tha i penduari, deklarim që ngjalli reagimin e Ardian Çapjes në kafazin e sallës. “Po gënjen, është mashtrues ordiner”, tha Çapja, ndërsa i pandehuri po pyetej nga avokatët e tij.

https://a2news.com/2021/09/14/vrasjen-e-gentian-dhe-nezir-beqirit-ne-2012-gjkko-kalon-per-gjykim-dosjen-ndaj-capjas-dhe-3-te-tjereve/

Për vrasjen e dy anëtarëve të familjes Beqiri, SPAK ka vënë nën akuzë Ardiane Florec Çapjan, Ervis Bardhin, Klajdi Dokolin e Olsi Lekun. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos