
Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti këtë të premten në Presidencë, ministrin turk për Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum.
Kreu i Shtetit i shprehu mirënjohje ministrit turk për ndihmën që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
“E falenderova gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit Me rëndësi bashkëpunimi me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tone”, shkruhet në deklaratën e publikuar nga presidenti Meta në faqen e tij zyrtare. (A2 Televizion)