Denver kampion i NBA për herë të parë në histori

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 11:19 | Sporte të tjera
Denver kampion i NBA për herë të parë në histori

Denver feston dhe hyn në histori. Nuggets fituan edhe sfidën e pestë përballë Miami në finalet e NBA dhe u shpallën për herë të parë në histori kampionë të basketbollit amerikan.

Sfida përfundoi me shifrat 94-89, duke bërë që dueli të mbyllej me rezultatin e përgjithshëm 4-1. Lojtari më i vlefshëm në parket ishte sërish Jokic me 28 pikë dhe 16 topa të rikuperuar në tabelë dhe në fund u vlerësua me çmimin si Lojtari më i Mirë i Finaleve.

Denver triumfoi me meritë në një edicion të dominuar dhe ku gjatë rrugës shkatërroi Minnesotan, Phoenix Suns, Los Angeles Lakers dhe në fund Miami Heat.

Te Nuggets vendimtarë ishin edhe Jamal Murray, që e mbylli me 14 pikë dhe Porter Jr me 16. Përballë këtyre shifrave rivalët nga Florida nuk mund të bënin asgjë.

Miami u dorëzua në një tjetër finale, duke ia dhuruar titullin Denverit, që festoi për herë të parë pas 47 vjetëve histori.

Askush nuk kishte pritur kaq gjatë që të festonte trofeun në basketbollin amerikan. Megjithatë, kjo skuadër me yjet që ka, premton se mund të krijojë një tjetër dinasti fituese në NBA. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos