
Denver Nuggets ka fituar edhe ndeshjen e katërt në finalen e NBA dhe është një hap larg titullit kampion duke mposhtur Miami Heat me rezultat 108:95.
Përballja e katërt e zhvilluar në “Kaseya Center” i dërguar Denver Nuggets në epërsi në finale me rezultatin 3-1.
Perioda e parë e ndeshjes ishte e barabartë, ndërsa në të dytën Nuggets nisi të shtonte epërsinë.
Në pjesën e tretë, Nuggets e çuan rezultatin në 86:73, teksa perioda e katërt ishte tërësisht e barabartë për të dy skuadrat, me miqtë që e mbyllën ndeshjen me rezultatin 108:95.
Dy lojtarët më të dalluar te Nuggets ishin Nikola Jokic me 23 pikë dhe Jamal Murray me 15 pikë.
Ndeshja e pestë do zhvillohet pas dy ditësh. (A2 Televizion)