MotoGP, Bagnaia dominon fundjavën ku u vendos rekordi botëror i shpejtësisë

Nga A2 CNN
11 Qershor 2023, 17:58 | Sporte të tjera
MotoGP, Bagnaia dominon fundjavën ku u vendos rekordi botëror i

Francesco Bagnaia dominoi Çmimin e Madh të Italisë në MotoGP, në fundjavën ku u vendos edhe rekordi botëror i shpejtësisë.

Piloti italian i Ducati, kampion bote në fuqi, fitoi garën sprint të së shtunës dhe garën e së dielës, duke krijuar një shkëputje në renditjen e përgjitshme të MotoGP. Tashmë, Bagnaia kryeson me 21 pikë diferencë ndaj Marco Bezzechi dhe 24 ndaj Jorge Martin.

Ndërkohë, të shtunën, Brad Binder me motorin KTM vendosi një rekord të ri shpejtësie maksimale në MotoGP. Piloti afrikano-jugor regjistroi shpejtësinë 366,1 km/h, shpejtësi që nuk ishte arritur kurrë më parë nga një motor. (A2 Televizion)

https://www.instagram.com/p/CtUKDixIkzK/

A2 CNN Livestream

Latest Videos