Depardieu: Putin më mirëpriti, Erdogan po bëhet një Kalif tjetër

Nga A2 CNN
31 Tetor 2019, 20:19 | Bota
Depardieu: Putin më mirëpriti, Erdogan po bëhet një Kalif

Gerard Depardieu u bë polemist, që kur kërkoi të largohej nga Franca, vendi ku kishte lindur, sepse nuk ishte dakord me shumë taksa të qeverisë së asaj kohe. Refuzoi të jetojë në Francë dhe përjetoi atë kohë akuza nga më nacionalistët. Shumë francezë nisën ta konsideronin atë tradhtar. Fillimisht, jetoi në Belgjikë, por më vonë, një tjetër mundësi i mbërriti nga Vladimir Putin. Ai do të mund të jetonte më i lirë në Rusi. Sot Depardieu ka një pasaportë ruse dhe tregon se ndihet qytetar i gjithë botës.

“Hollande më përzuri nga Franca, ndërsa Putin më mirëpriti. Me të bëra një bisedë interesante për politikën dhe sot ndihem i lirë të flas për gjithçka që dua. Putin është mjaft i zgjuar dhe unë ndihem i lirë”, thotë ai në një intervistë ekskluzive në A2. “Unë jetoj tani në Rusi, dhe ndihem sikur kam pasaportën e gjithë botës. Dhe unë e konsideroj veten si qytetar të të gjithë botës. Unë nuk i gjykoj politikat”.

Megjithëse ndihet mirë në Rusinë e Putin, Depardieu pranon se nuk është dakord me një tjetër lider autoritar, si Erdogan. “Mendoj se ai po bëhet një Kalif tjetër, kjo është shumë e vështirë, unë nuk arrij ta kuptoj, por s’kam çfarë t’i bëj politikës”, thotë ai. “Por Turqia është diçka tjetër. E kam vizituar atë dhe kam gjetur një vend shumë të bukur. E kam studiuar historinë e Perandorisë Osmane, njëlloj si atë Romake. Por tani jemi në vitin 2020 dhe është koha që ne të përpiqemi ta kuptojmë njëri-tjetrin më mirë. Dhe kjo më pëlqeu te Edi, ashtu sikurse më pëlqen Aleksandri i Serbisë”.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos