
Prej kohësh, Rusia dhe Hungaria kanë shumë gjëra për t’i thënë njëra tjetrës. Ndajnë interesa të mëdha ekonomike dhe tregtare, si për programin bërthamor civil ashtu dhe çështje të tjera infrastrukturore.
Por kryeministri euroskeptik hungarez Viktor Orban, dëshiron të shndërrojë vendin e tij në një fuqi rajonale, e për këtë ka nevojë për mbështetjen e Rusisë, duke mbetur njëkohësisht besnik i Perëndimit. Mesazhin e përcolli qartë pas takimit me presidentin rus Vladimir Putin në Hungari.
“Natyrisht që Hungaria mbetet në Nato dhe në Bashkimin Europian. Por kjo nuk nënkupton se duhet të heqim dorë nga një lloj bashkëpunimi politik më Rusinë, tani e ne të ardhmen”, deklaroi Orban.
Budapesti synon të marrë rolin e ndërmjetësuesit në Këshillin Europian, me shpresën se përshembull, do të arrijë të heqë sanksionet e vendosura ndaj Rusisë për Krimenë.
Putin u tregua i përmbajtur në deklaratat e tij. “Folëm për çështje ndërkombëtare dhe rajonale, e gjithashtu se si të normalizojmë marrëdhëniet mes Rusisë dhe Bashkimit Europian. Folëm edhe për një zgjidhje të mundshme të konfliktit në Ukrainë”.
Hera e fundit që presidenti rus ka vizituar Budapestin ishte në 2017-tën. Pas mbështetjes që numri një i Kremlinit i ofroi separatistëve në Krime dhe aneksimit të rajonit në 2014-tën, takimet e rregullta të Putin me krerët europian u rralluan ndjeshëm, përveçse me kryeministrin hungarez. Opozitarët e akuzojnë Orban se po destabilizon Unionin. (A2 Televizion)