Deportimi i turkut Harun Çelik, Avokati i Popullit: Problematika me procedurat e ndjekura nga policia

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 10:24 | Kronikë
Deportimi i turkut Harun Çelik, Avokati i Popullit: Problematika me

Institucioni i Avokatit të Popullit ka përpiluar një hetim të hollësishëm në lidhje me deportimin e shtetasit turk Harun Çalik nga vendi ynë në fillim të këtij viti.

Në përfundim të hetimit, Avokati i Popullit i ka nisur një listë me rekomandime Policisë së Shtetit duke i kërkuar asaj të marrë masa për respektimin e të drejtave të të huajve në Republikën e Shqipërisë, konform me konventat ndërkombëtare dhe legjislacionin vendas.

Avokati i Popullit ka konstatuar problematika në lidhje me procedurat e ndjekura dhe dokumentacionin e përpiluar nga autoritetet e Kufirit dhe Migracionit në Tiranë për rastin e deportimit të shtetasit turk Harun Çalik, ndaj i ka rekomanduar Policisë së Shtetit të kryejë një analizë të hollësishme të tyre.

Po ashtu, Avokati i Popullit ka kërkuar hartimin e një udhëzuesi që do të shërbejë për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shtetasve të huaj në Republikën e Shqipërisë nga ana e Policisë së Shtetit.

Avokati i Popullit ka tërhequr vëmendjen që situata të tilla si ajo me shtetasin turk Harun Çalik duhet të mos përsëriten në asnjë mënyrë në të ardhmen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos