
Kati i fundit i një pallati është përfshirë nga flakët gjatë pasdites në rrugën “Don Bosko” në Tiranë.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikëset janë njoftuar nga banorët e zonës. Pas disa minutash, ata kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve në banesë.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)