OFL u dërgon formularin tre të dënuarve për trafikim të lëndëve narkotike

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 10:38 | Kronikë
OFL u dërgon formularin tre të dënuarve për trafikim të

Operacioni Forca e Ligjit i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 personave këtë të hënë, të tre të dënuar për vepra penale të lidhura me trafikimin e lëndëve narkotike.

Formulari i është dërguar Gentian Cufes, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Apelit të Torinos, Itali, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotikëve”. Alban Canaj, banues në Berat, i dënuar nga Gjykata e Milanos, Itali, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Edlir Aliaj, banues në Poliçan, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos