Vrasja e Hekuran Billës, gjykata shtyn vendimin për Viktor Markun

Nga A2 CNN
22 Qershor 2020, 12:37 | Kronikë
Vrasja e Hekuran Billës, gjykata shtyn vendimin për Viktor Markun

Gjykata e Tiranës ka shtyrë vendimin për Viktor Markun, i arrestuar fundjavën e shkuar në Malin e Zi, i dyshuar si ekzekutuesi i 40-vjeçarit Hekuran Billa.

Marku doli sot para gjykatës dhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura nuk u dha vendim për caktimin e masës së sigurisë, pasi gjykata ka marrë kohë për të përcaktuar procedurën se si është përcjellë në Shqipëri Viktor Marku.

Sipas avokatit të tij, Markut nuk i është prezantuar asnjë akt urdhër-ndalese mbi të cilin është zbatuar arrestimi i tij nga autoritetet e Malit të Zi.

Në sallë, Viktor Marku ka përjashtuar veten e tij nga përfshirja në ngjarje, duke pretenduar se që nga janari ka qenë rezident në Malin e Zi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos