Depp padit ish-gruan, i kërkon dëmshpërblim 50 milionë dollarë

Nga A2 CNN
12 Prill 2022, 11:52 | Showbiz
Depp padit ish-gruan, i kërkon dëmshpërblim 50 milionë

Ka nisur në Gjykatën e Virxhinias kapitulli i radhës i betejës ligjore mes ish-bashkëshortëve, Johnny Depp dhe Amber Heard. 

Aktori 58-vjeçar ka paditur në gjykatë ish-bashkëshorten e tij për shpifje, pas akuzave të kësaj të fundit për dhunë në familje, duke i kërkuar dëmshpërblim për prishje të imazhit në shumën e 50 milionë dollarëve.

Në vitin 2018, aktorja rrëfeu në një intervistë për "Washington Post" se është dhunuar fizikisht e psikologjisht nga bashkëshorti i saj. Pas gjyqit që zgjati për vite, Depp vendosi ta hedhë në gjyq ish-gruan, me pretendimin se akuzat i shkatërruan atij karrierën dhe reputacionin. 

Akuzat vijnë 2 vjet pasi aktori humbi betejën ligjore ndaj tabloidit britanik “The Sun” që e quajti 58-vjeçarin një “dhunues gruaje”, por vijnë edhe në kohën kur Depp përballet edhe me akuza të tjera në Virxhinia, mes të cilave drejtim të mjetit në gjendje të dehur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos