Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku, në SPAK, pas tij edhe ish-gjenerali, Artur Meçollari

Nga A2 CNN
9 Mars 2023, 11:10 | Aktualitet
Deputeti i PS, Bardhyl Kollçaku, në SPAK, pas tij edhe

Deputeti i Partisë Socialiste, Bardhyl Kollçaku, është paraqitur këtë të enjte në SPAK.

Kollçaku është i kallëzuar nga ish-gjenerali Artur Meçollari në vitin 2021 për "shpërdorim detyre" në tjetërsimin e pronave ushtarake në kohën kur Kollçaku ishte shef i Shtatit të Përgjithshëm të FA.

Kallëzimi në fjalë ka të bëjë me dhënien me qira të bazës detare të Limionit në Sarandë. Kujtojmë se, përveç Kollçakut, Meçollari ka kallëzuar edhe Olta Xhaçkën.

Pak minuta pas Kollçakut, në ambientet e SPAK ka mbërritur edhe vetë Artur Meçollari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos