Vlora jo më e italianëve, tendencë në rënie për të investuar, pushuar apo jetuar

Nga Edi Ruçi dhe Gazmend Janku
22 Nëntor 2026, 14:18 | Aktualitet

Interesi i Italianëve për të pushuar, jetuar apo investuar në Vlorë ka pësuar rënie. Fatjon Katiaj menaxhon prej 10 vitesh një agjenci turistike teksa tregon se 2022-2023 pas pandemisë kanë qenë vitet me kërkesat më të larta të Italianëve për pushime, qëndrim dhe investime në Vlorë, ndërsa pas atyre viteve shifrat janë gjithmonë në rënie.

Rënia e kursit të euros dhe abuzimet e administratorëve të bizneseve në rritjen e çmimeve apo edhe në ofrimin e një shërbimi jo-cilësor shihen si shkaqet e këtij realiteti.

Sipas tur-operatorit në vitet 2022-2023 në Shqipëri ka patur 1 milion turistë Italianë, ndërsa këtë vit numri i Italianëve ka shkuar në 300-400 Mijë, duke pësuar rënie me rreth 60%.

Të dhënat flasin për rënie te numrit te qytetareve europianë, kryesisht në moshë pensioni që zgjedhin Vlorën për të kaluar këto vite apo investuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos