Gruaja godet me thikë bashkëjetuesin në Fier

Nga A2 CNN
8 Mars 2023, 13:05 | Aktualitet
Gruaja godet me thikë bashkëjetuesin në Fier

Një 32-vjeçare është vënë në pranga nga policia në Fier pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesin e saj.

Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasja me iniciale A. A., 32 vjeçe, banuese në Fier. Sipas policisë, gjatë orëve të para të mëngjesit, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesën e saj, ka goditur me thikë, bashkëjetuesin, shtetasin A. J., 32 vjeç, i cili është dëmtuar lehtë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Plagosje e lehtë me dashje". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos