Njoftimi i dy ministrive, asaj të Shëndetësisë dhe Arsimit për heqjen e provimit të Vlerësimit të Aftësive Praktike, njohur si provimi VAP, është një lajm i mirë sipas presidentëve dhe përfaqësuesve të disa Urdhrave Profesionalë.
Megjithëse krijohen lehtësira, përfaqësuesit e Urdhrave Profesionale thonë se kjo nuk duhet të shoqërohet me neglizhencë në marrjen e dijeve.
Disa prej Urdhrave Profesionalë po vijojnë me planifikimin e datave të provimit VAP për këtë vit kalendarik deri në hyrjen e vendimit në fuqi, ndërsa disa të tjerë i kanë pezulluar këto provime. (A2 Televizion)