
Kryesues pas fitores bindëse 5-1 me Dinamon. Te Flamurtari synojnë të vazhdojnë ecurinë në Kategorinë e Parë dhe mbrojtja e kreut kalon nga derbi i së dielës me Orikun.
Dy skuadrat e Labërisë do të ndeshen për herë të parë në histori në një sfidë të kampionatit. Për t’u kthyer në elitë, te flamurtari e kanë të qartë se nuk ka vend për eufori, por çdo ndeshje do të trajtohet si një finale.
Kuqezinjtë kryesojnë në Kategorinë e Parë me 14 pikë pas shtatë ndeshjeve, teksa Oriku pozicionohet i gjashti me 10 pikë. (A2 Televizion)