Derbi i Beogradit, pa distancim social

Nga A2 CNN
11 Qershor 2020, 12:00 | Futboll

Derbi numër 200 i Beogradit mes Partizanit dhe Crvena Zvezdës u luajt me tifozë, pavarësisht pandemisë Covid-19.

Mbi 25 000 tifozë në stadium sollën atmosferën e përhershme, me flakadanët që ndërprenë ndeshjen në minutën e 32-të.

Në Serbi, eventet sportive me tifozë u lejuan duke nisur nga 1 qershori, por me kushtin që tifozët të qëndronin 1 metër larg njëri-tjetrit. Nga fotot, duket qartë që mungon totalisht distancimi social.

https://www.youtube.com/watch?v=w-O74ImXm04

Partizani i Savo Milosevic fitoi 1-0 ndaj Yllit të Kuq të Dejan Stankovic, duke u kualifikuar për në finalen e Kupës së Serbisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos