
Rikthehet pasditen e sotme Kupa e Shqipërisë, e cila do të luajë takimet çerekfinale. Kryesuesit e Superiores, Tirana, do të përballen me Besëlidhjen e Lezhës, skuadrën e cila eliminoi Partizanin për t’u ngjitur mes 8 më të mirave.
Kukësi do të udhëtojë drejt Fierit, për t’u ndeshur me Apoloninë, skuadrën tjetër e cila vjen nga Kategoria e Parë.
Në Shkodër luhet Vllaznia-Teuta. Kjo do të jetë sfida e parë për trajnerin e sapoemëruar të Vllaznisë, Hysen Dedja.
Skënderbeu ndërkohë, një nga skuadrat më në formë të momentit, do të luajë në transfertë përballë Bylisit.
Të gjitha takimet e Kupës do të zhvillohen në orën 17:00. (A2 Televizion)