Pas 11 vitesh, Bayer Leverkusen rikthehet në finalen e Kupës së Gjermanisë

Nga A2 CNN
9 Qershor 2020, 22:42 | Futboll
Pas 11 vitesh, Bayer Leverkusen rikthehet në finalen e Kupës së

Pas 11 vitesh pritje, Bayer Leverkusen rikthehet në finalen e Kupës së Gjermanisë, pasi mposhti 0-3 në gjysmëfinale skuadrën e FC Saarbrücken, e cila militon në ligat rajonale në Gjermani dhe ishte surpriza e këtij sezoni.

Diaby dhe Alario e vendosën që në 19 minutat e para këtë sukses të Leverkusen, ndërkohë në pjesën e dytë realizoi edhe Bellarabi, duke e vulosur rezultatin e ndeshjes në 0-3.

Tashmë, Bayer Leverkusen do të presë fitues e çiftit Bayern München-Eintracht Frankfurt, të cilët do të ndeshen mbrëmjen e së mërkurës, për të mësuar kundërshtarin e finales së Berlinit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos