Dybala pret rinovimin e kontratës, Juventus gati t'i ofrojë 12 milionë në vit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 19:22 | Futboll
Dybala pret rinovimin e kontratës, Juventus gati t'i ofrojë 12

Paolo Dybala pret një rinovim të kontratës, e cila edhe pse ka ritme të ngadalta, pritet të arrihet. Në intervistën dhënë për CNN ku deklaroi se është i lumtur me fanellën bardhezi, por rinovimi nuk varet nga ai ka në fakt doza alarmi.

“Gjithçka është në dorën e Juventus dhe shumë lojtarë të tjerë kanë rinovuar”, deklaroi argjentinasi, i cili kërkon të ndihet si një lojtar i nivelit të lartë në të gjitha aspektet dhe për këtë gjë pritet të ketë një përballje me drejtuesit e klubit.

Futbollisti kërkon një kontratë me 15 milionë euro neto në sezon ndërsa gjuha e përbashkët mund të arrihet në shifrat e 12 milionë. Aktualisht te Juventus, Paolo Dybala është i katërti në listë për sa i përket pagës vjetore me 7.3 milionë euro. Përpara tij janë Cristiano Ronaldo dhe më pas vjen De Light 8 milionë, e dyshja Higuain, Pjaniç me 7.5 milionë.

Mediat në gadishullin Apenin janë të bindura se pritet të arrihet një kompromis me klubin për një shifër që varion mes 11 dhe 12 milionë eurove, në një kontratë që pritet të zgjatet deri në sezonin 2024-2025.

Aktualisht futbollisti është nën kontratë deri më 30 qershor 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos