Pritej si një nga ndeshjet më të rëndësishme të Serisë A, por përballja midis Juventusit dhe Interit në Torino nuk kundërshtoi parashikimet e ekspertëve, që shikonin “Zonjën e Vjetër” të kampionatit italian si favorite.
Ndeshja e cilësuar si “Derbi i Italisë” vijoi në ekuilibër gjatë gjithë kohës, dhe Interi pati edhe një mundësi të madhe me anë të mesfushorit Gagliardini, i cili kapi shtyllën e portës së mbrojtur nga Szczesny.
Gjithsesi, bardhëzinjtë arritën të triumfonin në minutën e 66-të me anë të një goli me kokë të kroatit Mandzukic, me asist të ish interistit Cancelo.

Mandzukic dhe Cancelo, dikur kundërshtarë sot protagonistë të fitores
Me fitoren e sotme, Juventus ngjitet në kuotën e 43 pikëve, duke u larguar me 14 pikë nga ekipi i Milanos, i cili mund t’i thotë "lamtumirë” para kohe çdo ambicie për fitore në kampionat. (A2 Televizion)