E pabesueshme në Angli, portieri shënon gol nga porta në portë

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 11:19 | Futboll

Një portier nga Liga e Dytë Angleze, niveli i tretë i futbollit në ishull, u bë protagonist i javës.

Edhe pse ka detyrë të mbrojë golat e kundërshtarëve, Tom King shënoi nga porta në portë, direkt nga rivënia fundore.

Ai kaloi në avantazh ekipin e tij, Newport County, që në fund barazoi përballë Cheltenham.

25-vjeçari King u ndihmua edhe nga kushtet e fushës, që prej reshjeve i dha forcë më të madhe topit gjatë përplasjes, duke nxjerrë jashtë loje portierin kundërshtar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos