Përforcohet Partizani, Erald Çinari “blerja” e re e të kuqve, FIFA e lejon të luajë

Nga A2 CNN
20 Janar 2021, 10:01 | Futboll
Përforcohet Partizani, Erald Çinari “blerja” e re e

Vetëm pak ditë pasi fitoi të drejtën në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv, që vendosi t’i hapte merkaton, Partizani gjen edhe një përforcim brenda skuadrës.

Bëhet fjalë për sulmuesin Erald Çinari, i cili lejohet të rikthehet në fushë pas pezullimit që e mbajti disa muaj jashtë, pikërisht prej problematikës së krijuar nga transferimi i tij tek të kuqtë.

Skuadra kryeqytetase njoftoi se pas korrespondencës me FIFA-n, konfederata botërore pranoi kërkesën e Partizanit që të lejojë aktivizimin e Çinarit me efekt të menjëhershëm.

Shkodrani do të jetë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja prej derbit me Tiranën. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/07/16/fifa-ndeshkon-partizanin-nje-vit-pa-merkato-cinari-4-muaj-pezullim/

A2 CNN Livestream

Latest Videos