
Goli me të cilin Spezia vulosi fitoren 4-2 ndaj Romës në 1/8 e Kupës së Italisë solli në kujtime atë që shënoi Totti në 10 mars 2002, në derbin që Roma fitoi 5-1 kundër Lazios.
Ricardo Saponara, ish-organizatori i Milanit, i cili krahasohej me Kaka kur luante me kuqezinjtë, shënoi me një parabël nga jashtë zone, duke imituar golin e jashtëzakonshëm të legjendës së Romës. (A2 Televizion)