Derbi i Madridit, luhet Real-Atletico, “Colchoneros” nisen favoritë

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 14:39 | Futboll
Derbi i Madridit, luhet Real-Atletico, “Colchoneros” nisen

Mbrëmjen e sotme në orën 21:00 do të luhet derbi i Madridit. Reali pret në shtëpi Atletico-n, në një ndeshje ku këta të fundit cilësohen favoritë.

Edhe pse janë kampionët në fuqi dhe u kualifikuan si të parët në grupin e Champions, “Los Blancos” po përjetojnë një sezon aspak të mirë.

Në anën tjetër, Atletico është shfaqur si skuadra më e mirë e La Liga-s. Ekipi i Diego Simeones kryeson me 26 pikë, pas tetë fitoreve dhe dy barazimeve, ndërsa ka edhe dy ndeshje për të rikuperuar.

Për më tepër në dhjetë javë të luajtura, Atletico ka pësuar vetëm dy gola, duke bërë që parashikimet për derbin të jenë në anën e tyre, edhe pse në ndeshje të tilla, situata ndryshon lehtësisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos