La Liga, Atletico rigjen fitoren, betejë për një vend në Champions

Nga A2 CNN
18 Qershor 2020, 08:40 | Futboll
La Liga, Atletico rigjen fitoren, betejë për një vend në

Atletico Madrid u rikthye te fitorja pas barazimit ndaj Bilbaos në javën e rikthimit të La Ligas.

“Los Colconeros” shkatërruan 5-0 Osasunan dhe tashmë janë pikërisht madrilenët ata që mbajnë vendin e 4, pozicion për të cilën do të jetë konkurrencë e fortë deri në fundin e kampionatit.

I rikthyer nga dëmtimi, Joao Felix realizoi dy gola në këtë përballje duke i lënë më pas vendin edhe Llorentes, Alvaro Moratas dhe Carrasco.

Dy takimet e tjera Eibar-Atletic Bilbao dhe Valladolid-Celta Vigo u mbyllën në barazim. Sot është radha e Realit të Madridit për të zbritur në fushë, për duelin me Valencian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos