Derbi i shqiptarëve në Spanjë, Balliu mund Uzunin

Nga A2 CNN
21 Gusht 2023, 23:24 | Futboll
Derbi i shqiptarëve në Spanjë, Balliu mund Uzunin

Derbi i shqiptarëve në La Liga u fitua nga Ivan Balliu. Rayo Vallecano mposhti 2-0 në transfertë Granadën e Myrto Uzunit në një ndeshje me ritëm të lartë dhe shumë të luftuar.

Të dy lojtarët e kombëtares e nisën takimin si titullar dhe në fund u vlerësuan me nota pozitive. Fitorja e Vallecano u vulos me golat e Garsias dhe Sis në pjesën e dytë.

Uzuni kishte disa mundësi, kur i vetëm përballe portierit e dërgoi topin jashtë katërkëndëshit. Pas kësaj disfate Granada regjistroi humbjen e dytë në La Liga ndërsa Vallecano ka marrë pikë të plota në dy ndeshje po aq sa Reali, por madrilenet renditen të parët për shkak të golavarazhit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos