Derby anglez dhuron spektakël, City shkatërron United, Halaand dhe Foden dy tripleta

Nga A2 CNN
2 Tetor 2022, 17:21 | Futboll
Derby anglez dhuron spektakël, City shkatërron United, Halaand dhe

Manchester City jep spektakël duke shkatërruar në derbin qytetas rivalët e United. Rezultati 6-3, paradoksalisht, nuk tregon diferencën e vërtetë në fushë. Me United që shkurton paksa rezultatin vetëm kur nuk shërbente më, me anë të Martial.

Protagonistë ë padiskutueshëm ishin Phil Foden dhe Erling Haaland, autorë të dy të një triplete. Në rastin e norvegjezit shtatlartë, madje, ky është tregolëshi i tretë radhazi në stadiumin Etihad.

Ndeshja nuk u diskutua për asnjë moment, duke u zhbllokuar nga Foden që në minutën e 8-të, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll me rezultatin 4-0.

Në stol, pa patur mundësi të hyjë asnjë minutë, ishte Cristiano Ronaldo, tashmë totalisht jashtë planeve të trajnerit holandez tenHag.Më këtë fitore, City i afrohet me një pikë kryesuesve të Arsenalit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos