Dërgoi fëmijët për eskursion në një bar gay, prindërit tërbohen me shkollën fillore

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 13:21 | Bota

Një shkollë fillore në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është në epiqendër të kritikave pasi ka dërguar fëmijët për eskursion në një bar homoseksualësh.

Një nga anëtarët e bordit të shkollës, Sarah Leonardi, postoi foto në rrjetet sociale, ku shiheshin fëmijët të ulur në tavolinat e “Rosie’s Bar and Grill”, një lokal i njohur LGBT i zonës.

“Nxënësit dhe unë u kënaqëm dhe mësuam shumë mbi komunitetin në të cilin jetojmë. Falënderojmë “Rosie's Bar and Grill” që na mirëpriti”, shkroi Leonardi në rrjetet sociale.

Menjëherë “shpërtheu” indinjata e prindërve dhe banorëve të zonës, të cilët shkruajtën në komente se nuk është e përshtatshme të fusësh në një bar fëmijët, aq më pak në një bar gay.

“Duhet të mbajë përgjegjësi personi që i ka çuar, por edhe ata që i kanë dhënë lejë për një ekskursion të tillë”, lexohet në njërin prej komenteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos