Ndryshimet klimatike, Papa Françesku kërkon përgjigje radikale nga liderët

Nga A2 CNN
29 Tetor 2021, 11:28 | Bota
Ndryshimet klimatike, Papa Françesku kërkon përgjigje radikale

Papa Françesku u bën thirrje liderëve të botës që të garantojnë kundërpërgjigje efikase për emergjencë e mjedisit dhe të ofrojnë shpresë konkrete për brezat e ardhshëm. Duke folur për radio BBC, përpara samitit të klimës së Kombeve të Bashkuara që mbahet javës tjetër në Glasgow të Skocisë, Ati i Shenjtë foli edhe për pandeminë dhe vështirësitë ekonomike.

Kreu i Vatikanit nxiti botën që të adresojë këto shqetësime me vizion dhe vendime radikale, në mënyrë që të mos shpërdorohen mundësitë për të qenë në lartësinë e sfidës aktuale.

“Ne mund të përballemi me këto kriza duke u tërhequr në izolim, proteksionizëm dhe shfrytëzim, ose mund të shohim në to mundësi reale për ndryshim.”

Papa Françesku më tej përmendi nevojën për “një ndjenjë të ripërtërirë të përgjegjësisë së përbashkët për botën tonë”, duke shtuar se “secili prej nesh, kushdo dhe kudo që të jetë, mund të luajë rolin tonë në ndryshimin e reagimit kolektiv ndaj kërcënimit të paprecedentë të ndryshimit të klimës dhe degradimi i shtëpisë sonë të përbashkët”.

Mesazhi i Atit të shenjtë është një kujtesë e angazhimit të Vatikanit në luftën ndaj ndryshimeve klimatike dhe shkatërrimit mjedisor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos