
Përmbytjet në zonat më prodhuese të vendit do të ndikojnë drejtpërdrejt edhe në rritjen e çmimeve të fundvitit. Këtë argumentim dha në studion e A2 Business Uran Derri, sipas të cilit kulturat e prekura në ato zona nuk mund të rigjenerohen këtë vit.
“Pjesa e Kutallisë është zona më prodhuese e Shqipërisë, për kulturat e prekura në atë zonë është e pamundur që të rigjenerohet këtë vit dhe kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në çmimet e fundvitit. Është e pashmangshme kjo”.
Ai përmend problemet me pasigurinë e fermerëve dhe mungesën e digave mbrojtëse në bujqësi , e cila sipas tij nuk mund të mbijetojë vetëm me ndihmat e shtetit, ndërsa përjashton emergjencat civile si shpëtuese të saj.
“95% e fermerëve janë të pasiguruar. Sado ndihma që jep shteti dihet që nuk mbijeton dot. Nuk është detyrë e emergjencave civile të shpëtojë biznesin. Nga vetë raportet e qeverisë flitet për 650 diga mbrojtëse për bujqësisë një pjesë e madhe e tyre janë ndërtuar para 50 viteve dhe u ka skaduar afati ra 25 viteve”.
Duke qenë se Shqipëria është një ndër vendet më të prekura nga përmbytjet, Derri thekson se duhet të merren masa menaxhimin e mbrojtjes në bazë të direktivave të BE-së. Sipas tij kjo duhet të ishte përmbushur që në 2014, por është shtyrë për në 2023.
“Raporti i BB dhe institucioni në SHBA që merret me fatkeqësitë ka që në 2011 që thekson se Shqipëria është ndër vendet më të prekura në botë nga përmbytjet. Duhet t’i mëshojmë parapërgatitjes dhe menaxhimit të mbrojtjes së këtyre. Si vend kandidat i be duhet të përmbushim direktivën e BE për përmbytjet. Ishte e detyrueshme të përmbushej në 2014. Sipas raporteve vit pas viti shtyhet data për përmbushjen e direktiva. Sot flitet që do përmbushet në 2023 që ka të bëjë më parandalimin dhe masat në dhe pas përmbytjes. Ne jemi të pambrojtur dhe nuk e kemi realizuar këtë objektiv”. (A2 Televizion)