Kalimi i të drejtës së pasurive së paluajtshme tashmë do të kryhet përmes disa ndryshimeve. Në udhëzimin e ri të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, publikuar në Fletoren Zyrtare, përjashtohen nga Tatimi mbi të Ardhurat Personale të gjithë ndërtuesit e pajisur me numrin e identifikimit NIPT si dhe të gjitha ata që kryejnë investimin me qëllim shitjen e tij, duke paguar vetëm taksën vendore të kalimit të pronës.
Nga ana tjetër, me qëllim shmangien e abuzimeve të mundshme, “Tatimet” kanë vendosur që Tatimin Mbi të ardhurat Personale do ta paguajnë të gjithë ndërtuesit që nuk janë të pajisur me numrin e identifikimit NIPT si dhe të gjitha personat fizikë tregtarë që kanë për qëllim shitjen e objektit.

Rregullimi parashikohen edhe në rastin e lidhjeve të kontratave të shkëmbimit mes pronarit të truallit dhe ndërtuesit. Sipas udhëzimit të ri, zotëruesi i truallit do paguajë Tatim mbi të Ardhura Personave vetëm për pjesën e dalë fitim nga marrëveshja me sipërmarrësin.
Sipas dokumentit të ri, vlera e shitjes të pasurisë së paluajtshme përcaktohet në kontratën noteriale të shitjes, e cila është nënshkruar nga palët, shitësi dhe blerësi.
Udhëzimi i ri vjen si një variant i përmirësuar i ligjit të ndryshuar më herët në vitin 2018. (A2 Televizion)