
Gazetari Lutfi Dervishi, teksa ishte i ftuar në Absolut 4 në A2, ku u diskutua për marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA, u shpreh se politika amerikane ka qenë konsistente, pavarësisht qeverive të majta apo të djathta që kanë qenë në Tiranë.
“Sa i përket politikës së administratave së SHBA, ajo ka qenë konsistente, që nga deklarata e George H. W. Bush në vitin 1989 që, interesi i Amerikës është që Europa të jetë e plotë e bashkuar dhe e lirë. Kjo politikë është përcjell vazhdimisht, si për anëtarësimin e rajonit në BE ashtu dhe për mbylljen e krahut të sigurisë së NATO-s me anëtarësimin e Malit të Zi, Maqedonisë. Ne duhet të kuptojmë që koha kur Pandeli Majko ka qenë kryeministër nuk kthehet më, në kuptimin që Shqipëria dhe shqiptarët të jenë të qendër të vëmendjes botërore. Edhe Clinton e pati thënë kur shkoi në Prishtinë se, nuk do të jeni në qendër të vëmendjes, pasi ka probleme të tjera. Prioritetet janë zhvendos në Azi.
Konsistente ka qene një gjë që, DASH ka mbajtur një politikë konsistente për Shqipërinë, pavarësisht qeverisjeve që kanë qenë majtas apo djathtas në Tiranë”, u shpreh Dervishi. (A2 Televizion)