Deschamps: Bëmë një ndeshje madhështore kundër një kundërshtari të madh

Nga A2 CNN
16 Qershor 2021, 00:01 | Futboll
Deschamps: Bëmë një ndeshje madhështore kundër një

Franca fitoi 1-0 ndaj Gjermanisë në ndeshjen e parë të saj në “Euro 2020”. Skuadra e drejtuar nga Didier Deschamps u tregua shumë solide në të gjithë aspektet e lojës dhe përfitoi nga një autogol i Matts Hummels për të marrë 3 pikët.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, trajneri francez vlerësoi ekipin, duke thënë që zhvilloi një ndeshje madhështore.

“Bëmë një ndeshje madhështore kundër një kundërshtari të madh. Ishim përgatitur në të gjitha aspektet dhe luftuam mirë. Nuk vuajtëm shumë në pjesën e dytë. Ishte ndeshje e vështirë, me shumë cilësi brenda. Ishte ndeshja jonë e parë, por mund të ishte shumë mirë edhe një finale. Në grupin ku ndodhemi, tre pikët ishin shumë të rëndësishme”.

Nëse fiton ndaj Hungarisë të shtunën, Franca do të kualifikohet në 1/8 e finaleve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos