Franca fitoi supersfidën ndaj Gjermanisë me rezultatin minimal 1-0, falë një autogoli të Matts Hummels në pjesën e parë.
Mbrojtësi i Dortmund devijoi në portën e tij një krosim të Lucas Hernandez, ndërkohë që në pjesën e dytë edhe Rabiot goditi shtyllën.
VAR i anuloi francezëve dy gola, me Mbappe dhe Benzema që festuan më kot pasi dërguan topin në rrjetë.
Për Gjermaninë, i vetmi rast i rrezikshëm ishte një goditje e Gnabry, që përfundoi mbi traversë.
“Gjelat” marrin kështu 3 pikë shumë të vlefshme në grupin ku Portugalia fitoi 3-0 ndaj Hungarisë. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )