
Nuk kanë të mbaruar polemikat mes Danimarkës dhe UEFA-s. Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, kritikoi organizmin drejtues të futbollit evropian pas episodit me Christian Eriksen.
“Për rastet e koronavirusit, ndeshja shtyhet 48 orë. Por, mesa duket, për një infarkt në zemër, nuk shtyhet. Mendoj që është e gabuar. Nuk po ndiqen protokollet në mënyrën e duhur”, tha trajneri.
Lojtarët danezë nuk e pritën mirë ofertën e UEFA-s për t’u kthyer në fushë po atë ditë ose mesditën e ditës tjetër. Dhe trajneri i tyre tha se Danimarka u vu në pozitë shumë të vështirë. (A2 Televizion)