Dëshironi pushime si në filma? Shtëpia e “Kumbarit” është në Airbnb

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 07:27 | Lifestyle

Me rastin e 50-vjetorit të filmit "The Godfather", “Kumbari” i lançuar në kinema në vitin 1972, vila legjendare e familjes Corleone në Staten Island në Nju-Jork është tashmë e disponueshme në Airbnb.

Sigurisht që nuk është hera e parë që shtëpitë e famshme shfaqen në platformën e qirave për pushime, por këtë herë është diçka e veçantë për adhuruesit e filmave.

Si të rezervoni një qëndrim në shtëpinë e Kumbarit?

Pesë adhurues të kinemasë do të mund të rezervojnë një qëndrim për të gjithë muajin gusht në këtë lokacion të famshëm.

Rezervimet do të hapen duke filluar nga 27 korriku në orën 19:00 në airbnb.com/thegodfather.

Edhe pse pjesa e brendshme nuk përdorej për xhirime, pjesa e jashtme e shtëpisë u shfaq në disa skena të filmit.

E ndërtuar në vitin 1930, vila ka një sipërfaqe prej mbi 1000 metra katrorë dhe ka pesë dhoma gjumi dhe shtatë banja, si dhe një pishinë të madhe me ujë deti, një tavernë me pije, një dhomë lojërash dhe një palestër, ideale për të kaluar ditët e verës së bashku. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos