Pas dështimit të zgjedhjes së Avokatit të Popullit, sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri i ka hedhur poshtë akuzat se kishte një pazar për këmbim të votave të Ardian Dvoranit me Ledio Brahon. Në një konferencë me gazetarët, numri dy i PS-së tha se faktet treguan që nuk është e vërtetë për këmbim të votave të Ardian Dvoranit me Ledio Brahon. Sipas tij emri i Avokatit të Popullit duhet të jetë një figurë konsensuale nga të gjitha palët dhe jo politike. Për Gjiknurin emri i Ledio Brahos është i politizuar dhe zgjatim i zyrës së PD-së. (A2 Televizion)
Dështimi për Avokatin e Popullit, Gjiknuri: Duhet figurë konsesuale, Ledio Braho do të ishte zgjatim i PD
